Zhdukja e 700 mijë eurove nga Posta e Durrësit, pamjet e kamerave zbardhën skandalin! Ish-shefja e financës shfaqet me thesin e zi të parave, arkëtarja…

Jul 21, 2026 | 16:28

Skandali i përvetësimit të të 700 mijë eurove nga fondet e pensioneve dhe ndihmës ekonomike për qytetarët e Durrësit dhe Shijakut, nxjerr në dritë detaje të tjera.

shefja e finances posta durres

Ngjarja ka marrë përmasa të tjera pas publikimit të videove nga zyrat e Postës së Durrësit.

Në pamjet e filmuara nga kamerat e sigurisë nëpër zyra, duket ish-shefja e financës në Postën e Durrësit, Valbona Duni, e cila tashmë është një nga të arrestuarat për grabitjen e parave.

Nga pamjet duket se është ajo që ka lëvizur paratë të futura në një thes të zi, e pa shqetësuar nga kamerat në ambientin ku punonte.

posta1

Në pamje duken momente brenda në zyrë, ku Duni shfaqet me letra në duar, duke biseduar me ish-arkëtaren, Paola Danaj dhe lë në shkujdesje thesin me para sipër dy karrigeve që më pas bie në tokë.

Duni largohet nga zyra e Danajt për pak çaste, duke e lënë thesin me para në tokë dhe rikthehet sërish për ta marrë atë.

Para togave të zeza tre punonjëset kanë dhënë deklarime kontradiktore. Arkëtarja ka deklaruar se paratë janë marrë nga ish-shefja e financës, Valbona Duni, ndërsa kjo e fundit pretendon se të gjitha paratë janë përvetësuar nga ish-drejtoresha Elisabeta Mataj.

posta2

Kjo e fundit fajëson dy vartëset për mungesën e fondeve. Gjykata dha në fundjavë edhe masat e sigurisë ndaj tyre, duke lënë në burg drejtoreshën dhe me masë më të butë dy punonjëset e tjera.

© Panorama.al

Te lidhura