Zgjidhen 13 krerët e rinj të arsimit, Rama: Partneritet mes qeverisë, mësuesve dhe prindërve

Dec 6, 2013 | 18:52
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama tha sot se vetëm partneriteti mes qeverisë, mësuesve dhe familjes mund të garantojë një reformim rrënjësor jo vetëm të procesit të arsimimit, por edhe procesit të edukimit, që është më shumë se arsimimi.

Duke folur në finalen publike të zgjedhjes së Drejtorit të Arsimit në Drejtorine Rajonale të Tiranës,  kreu i qeverisë tha se nuk mund të fitohet asnjë sfidë  me kriminalitetin, problemit sociale, apo cinizmin që rritet shumë shpejt në shpirtin e fëmijës, nëse nuk e mbushim hendekun që ekziston mes mësuesve dhe fëmijëve, dhe prindërve dhe fëmijëve.

Politika nuk duhet të jetë jashtë shkollës, theksoi Rama, si qytetari e trupës mësimore, apo e mësuesve dhe si qytetari e komunitetit të prindërve, por duhet të jetë jashtë si sistem që e kap shkollën për veten e vet.

“Ne jemi angazhuar dhe kështu do të ndodhë që nuk do ketë më në oborret e shkollave mitingje, dhe as për t’ju thënë kalamajve sa sa shumë suksese po arrin qeveria.”- tha Rama, duke shtuar se çdokush mund të takohet me përfaqësues të opozitës, mjafton që takimi të mos bëhet në shkollë dhe në orën e mësimit.

Kryeministri hodhi poshtë zërat se përzgjedhjeve e drejtuesve të Drejtorive Rajonale, nëpërmjet këtij procesi ka qenë një farsë. Drejtuese e DAR Tiranë u zgjodh Mimoza Kuqi. Me finalen publike te Tiranes ka perfunduar edhe procesi i zgjedhje se 13 drejtuesve  te arsmit ne te gjithe qarqet.

Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla tha se për fituesit nis priudha e provës, nis puna për të bërë realitet të gjitha ato që kanë paraqitur gjatë prezantimit të tyre.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura