Edhe Torovica po boshatiset! Në pak ditë janë larguar mbi 60 familje. Kryekomunari: Shteti të ndërhyjë

Apr 21, 2015 | 18:12
SHPËRNDAJE

Edhe fshati Torovicë i Lezhës ka nisur të boshatiset. Me dhjetra familje po largohen drejt vendeve të BE-së për të kërkuar azil dhe arsyeja është e njëjtë… Sipas tyre, papunësia, varfëria e thellë dhe mungesa e një alternative tjeter po i nxit në ikjen masive.

Ndonëse është një fshat vetem 17 km larg qytetit të Lezhës, banorët që jetojnë aty përballen me probleme të shumta që së fundmi janë shtuar ndjeshem.

Fshati Torovice ne Lezhe

 

Alarmi për këtë eksod masiv të banorëve është dhënë nga vete Kreu i komunës së Balldrenit Zef Doçi, i cili thotë se vetem gjatë ditëve të fundit janë larguar më shumë se 60 familje nga kjo zonë, raporton korespondenti i “Panorama Online”.

Ai kërkon ndërhyrje nga shteti për situaten e krijuar, pasi varfëria e tejskajshme në këtë ka arritur kulmin gjatë kohëve të fundit, duke i bërë banoret të largohen masivisht.

“Prej ditësh na ka dalë një fenomen mjaft problematik në zonën tonë, braktisja dhe largimi i shumë familjave nga fshati Torovicë por edhe nga zona të tjera të Komunës Balldre. Vetëm në Torovicë deri në këto momente që ne flasim janë arguar mbi 50 familje, ndërkohë që edhe nga Malecaj disa familje që janë larguar gjatë ditëve të fundit drejt vendëve të BE-së, ndërsa kam të dhëna për largime edhe në fshatin Balldre dhe Kakarriq. Këto shifra alarmante mi kanë bërë të ditur vete kryetarët e fshatreve të prekur nga ky eksod masiv. Kjo është një situatë mjaft shqetësuese që po vjen nga varfëria e tejskashme që ka prekur gjatë kohëve të fundit këto fshatra. Me dhjetra familje po vuajnë për buken e gojës, pasi janë të gjithë të papunë. Duhet të theksoj se në këtë situatë po ndikon edhe infrastruktura e shkatërruar në fshatin Torovicë, si dhe përmbytje e të gjithë fushes sa here që ka reshje shiu, pasi e mbjedhin token dhe nuk arrijnë të marrin fryte asnjëherë. Në këto kushte i bëj thirrje qeverisë që të marrë masa dhe të ktheje sytë nga kjo zonë e cila është lënë në harrese të plotë, duke mos ju dhënë asnjë shpresë banorëve të cilët kpo detyrohen të largohen masivisht” tha Zef Doçi Kryetar i Komunes Balldre.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura