“Edhe të më thonë se do të isha udhëheqës botëror nëse e njoh Kosovën, nuk më intereson…”

Sep 21, 2018 | 16:55
SHPËRNDAJE

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se është gjithmonë për vazhdimin e dialogut me Kosovën, por shtoi është e nevojshme të dihet se cila është tema e tij.

vucic

“Unë të shkoj atje dhe të më thonë se do të ishte mirë ta njoh Kosovën dhe se do të isha udhëheqës botëror nëse e bëj një gjë të tillë – nuk dua. Nuk më intereson. Nuk dua të jem udhëheqës botëror. Çfarë tani? Do të më zëvendësoni si disa? Unë prej këtij vendi nuk ik. As unë, as fëmijët e mi, tre i kam”, tha Vuçiç për gazetarët në Beograd, transmeton “Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë”.

Ai tha se nuk mendon se është zgjidhje që Serbia të mos fitojë asgjë në dialog dhe të poshtërohet.

“Unë nuk do ta pranoj një gjë të tillë. Pikë”, tha Vuçiç.

Prishtina dhe Beogradi, që nga viti 2011, po bisedojnë me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve.

Së fundmi, përfaqësuesit e dy vendeve kanë shpalosur idenë e ndryshimit të kufijve si zgjidhje e mundshme.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se një gjë e tillë mund të sjellë njohjen nga Serbia.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura