Edhe shi, edhe diell! Kapriçot e motit prishin planet për fundjavë, ja si ndryshojnë temperaturat

Apr 16, 2021 | 13:46
SHPËRNDAJE

moti me re me diell

Ditën e shtunë pritet një përkeqësim i kushteve atmosferike. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti parashikohet kryesisht i vranët, por nuk do të mungojnë dhe intervalet e shkurtra me diell në zonat e ulta dhe në bregdet.

Përgjatë gjithë ditës së shtunë do të ketë prezencë të reshjeve të shiut por intensiteti më i lartë i tyre pritet të jetë në orët e pasdites dhe mbrëmjes.

Në zonat malore veriore dhe verilindore do të ketë edhe reshje në formën e dëborës.

Ndërsa temperaturat do të pësojnë rritje në vlerat minimale e rënie në vlerat e mesditës.

Për ditën e diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me vranësira të dendura dhe reshje shiu me intensitet mesatar deri në orët e mëngjesit.

Gradualisht reshjet humbasin intensitet dhe terren duke mbetur të pranishme përgjatë relieveve malore.

Ndërsa në zonat bregdetare dhe ultësirën perëndimore nuk do të mungojnë edhe orët me diell.

Në fushën termike temperaturat do mbeten pa ndryshime të ndjeshme në vlerat minimale dhe rritje të lehtë në vlerat e mesditës.

Era do fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi mesatare 1-10m/sek, shoqëruar me një valëzim të forcës 2-3 ballë.

174062265_1153754898397181_4427755858462897681_n 174498983_1153754961730508_969363315872101411_n

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura