Edhe një tjetër afrim për Lacion, Igli Tare merr “yllin” e Sevijas

Jul 27, 2018 | 20:22
SHPËRNDAJE

Igli Tare ka arritur të sjellë edhe një lojtar tepër të rëndësishëm në kryeqytet. Drejtori sportiv i Lacios ka menduar se Hoakin Korea është i duhuri për të zëvendësuar në mënyrë perfektë Felipe Andersonin i cili u largua nga bardhekaltërit.

joaquincorreagoal

Sipas mediave italiane, lojtari argjentinas do të jetë të hënën në Romë dhe më pas pritet që të martën të kryejë vizitat mjekësore. Kështu klubi lacial ka derdhur në arkat e Sevijas 16 milionë euro dhe do të firmosin një kontratë 5-vjeçare me futbollistin duke e paguar me 1.5 milionë euro në sezon.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura