Edhe një javë afat për të aplikuar, shansi i fundit për maturantët e vjetër. Si të bëheni pjesë e garës për të zënë një vend në universitet

| 13:50
SHPËRNDAJE
 

Ministria e Arsimit ka vendosur t’u japë shansin e fundit maturantëve, që për arsye nga më të ndryshmet nuk arritën dot të bëhen pjesë e garës.

gjimnazin-Petro-Nini-Luarasi-8

Pikërisht në ditën kur portali i maturës mbylli aplikimet me Formularin A2, vendosi të hapë ato për plotësimin e formularit A1/ A1Z, duke u dhënë mundësi shumë të rinjve të konkurrojnë. Qendra e Shërbimeve Arsimore ka bërë publik urdhrin e periudhës së aplikimeve që nisin nga data 3 deri në dhjetë gusht, duke ngarkuar me përgjegjësi për mbarëvajtjen e procesit të gjitha zyrat arsimore vendore dhe shkollat.

FORMULARËT

COVID-19 ka pasur ndikimin e tij jo vetëm në mbarëvajtjen e cunguar të shkollës dhe në provime, por veçanërisht te maturantët. Duke qenë se Formulari A1 plotësohet online nga çfarëdolloj ambienti ku ka akses interneti, jo të gjithë kanë arritur ta bëjnë, veçanërisht ata të viteve të kaluara që e kanë më të vështirë të përshtaten.

QSHA-ja ka vendosur të mos e lërë pas dore këtë kategori, duke u dhënë mundësi të aplikojnë përgjatë gjithë kësaj jave. Tashmë kanë gjithë kohën në dispozicion për të aplikuar përmes e-albania për të vazhduar aplikimin pranë shkollës në portalin matura.akp.gov.al.

Ata që nuk kanë arritur të aplikojnë, në afatet e paracaktuara (qoftë maturantë të rinj apo të vjetër) mund ta adresohen fare mirë pranë shkollave ku kanë përfunduar arsimin e mesëm për të plotësuar formularin që cakton provimet e detyruara dhe ato me zgjedhje që duhet të jepen në sezonin e vjeshtës.

Në total, ato janë katër: gjuhë e huaj, gjuhë shqipe e letërsi, matematikë dhe lënda me zgjedhje, e cila do të përzgjidhet sipas preferencave të maturantit nga listat e miratuara për secilin profil shkollor. Por në formular aplikuesi qarkon vetëm ato në të cilat ka rezultuar ngelës apo ato që nuk i ka dhënë si provime.

APLIKIMI NË UNIVERSITET

Kalimi me sukses i provimeve në sezonin e dytë i bën pjesë të garës për t’u futur në universitet maturantët e këtij viti që rezultuan mbetës në një ose disa provime, si dhe ata të viteve të shkuara që nuk kanë shlyer detyrimet me Maturën Shtetërore. Por këto kategori nuk do të konkurrojnë që në raundin e parë, por në të dytin dhe të tretin.

Konkretisht, bëhet fjalë për kuotat që do të deklarohen të lira në përfundim të raundit të parë. Rregulli vlen për të gjithë, dhe përfshin universitetet shtetërore dhe ato private.

Kujtojmë që është i disati vit ku i gjithë menaxhimi i prurjeve të reja në IAL kalon përmes një kanali. Për t’u bërë pjesë e një dege, medoemos maturantët duhet ta kenë listuar në formular. Në të kundërt, nuk mund të regjistrohen.

Te lidhura



Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.