Edea Demaliaj fituesja e ‘X Factor Albania’, në faqen zyrtare plasin ‘revoltat’: “Show i korruptuar, e meritonte Genti”

Jun 2, 2015 | 12:35
SHPËRNDAJE

Edea Demaliaj, vajza e këngëtarit të ndjerë Gent Demaliaj, është shpallur fituesja e X Factor duke lënë në vend të dytë këngëtarin nga Lezha Gentian Deda.

Edea e cila ishte në skuadrës e Miriam Canit, është emocionuar nga çmimi duke falenderuar të gjithë votuesit.

Por faqja në Facebook e ‘X Factor Albania’ është mbushur me ‘revolta’ kundër kësaj fitoreje duke thënë që ishte e pamerituar.

Në postimin që tregonte për Edean si triumfuese, janë bërë rreth 400 komente ku tregohet se Gentiani duhet të fitonte dhe se ky shoë nuk është më i besuar.

Ky serial televiziv me karakter garues, këtë vit në panelin e jurisë ka pasur Bleona Qeretin, Alban Skenderajn, Pandi Laçon dhe Miriam Cani.


 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura