‘Ecni avash’/ Lule në vendin ku u shua familja me katër anëtarë, gjesti rrëqethës dhe apeli i fortë i vajzës vetëm 3 vjeç

Jun 26, 2021 | 12:34
SHPËRNDAJE

Kushdo që do kalojë këtë fundjavë në autostradën Fier-Vlorë, për të shkuar në Jug, e ka të pamundur të mos kthejë kokën, apo qoftë edhe të ndalojë në vendin ku jeta e një familjeje me katër anëtarë, u pre në mes nga një aksident tragjik që tronditi mbarë opinionin publik të premten.

Edhe Eduart Gushi, gruaja e tij Silvana, si dhe vajzat e tyre Anastasia dhe Eva Gushi, përkatësisht 14 dhe 9 vjeçe ishin nisur për disa ditë pushime në Vlorë tek prindërit e 33-vjeçares.

Silvana nuk i takoi dot njerëzit e saj, as vajzat e mitura gjyshërit.

Aksidenti tragjik që i mori jetën familjes nga Patosi dhe banuese prej kohësh në Greqi, i ka shokuar të gjithë.

Në këtë video që “Panorama” publikon sot, mesazhi më i fortë, rrëqethës, që të bën të ndalesh e të reflektosh për atë që ndodhi dje në autostradën Fier-Vlorë, del nga fjalët dhe zëri i një vajze që është vetëm 3 vjeçe.

Ajo, e shoqëruar nga daja i saj, ka vendosur sot lule në vendin ku dy të mitura së bashku me prindërit e tyre vdiqën më 25 qershor 2021.

Vogëlushja apelon për të gjithë shoferët, të ecin avash, për të mos rrezikuar më, as sot e as kurrë, asnjë fëmijë, e as prindërit e tyre!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura