E TRISHTË/ Zi në familjen e Safet Gjicit, presidenti i nderit të Kukësit humb njeriun e dashur

Sep 28, 2022 | 9:18
SHPËRNDAJE

Panoramasport.al/ Një lajm i trishtë për familjen e Safet Gjicit!

Safet Gjici

Vëllai i presidentit të nderit të Kukësit ka ndërruar jetë.

Këtë lajm e ka bërë publik vetë klubi verilindor me anë të një postim në profilin e tyre të rrjetit social “Facebook” duke duke komunikuar këtë lajm të trishtë dhe duke ngushëlluar presidentin e nderit Safet Gjicin dhe administratorin e klubit Lavdrim Gjici.

POSTIMI I KLUBIT TË KUKËSIT –

“-NGUSHËLLIM-

Në emër të stafit teknik, stafit administrativ dhe futbollistëve, FK Kukësi i shpreh ngushëllimet më të sinqerta Presidentit të Nderit, z. Safet Gjici, administratorit të klubit, z. Lavdrim Gjici dhe të afërmve për ndarjen e parakohshme nga jeta të vëllait të tyre.

Zoti ju dhëntë forcë për të përballuar këtë dhimbje dhe u prehtë në paqe shpirti i tij.”

BRIAN KRISTO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura