E shkuara e biznesmenit Bego/ Njeriu që trazoi politikën, ish-president i klubit të njohur

Aug 21, 2018 | 9:49
SHPËRNDAJE

Edmond Bego, i njohur edhe me pseudonimin Mario, por nga Policia i njohur edhe me 4 emra të tjerë, ka qenë edhe president Klubit të Lushnjës deri në vitin 2005. Kur u arrestua më 24 dhjetor të vitit 2009 në Tiranë, ai mbante emrin Manoli Bega, por ka përdorur edhe emrat Saimir Sina dhe Belul Gjahtari.

Bego

Ai është biznesmen në fushën e ndërtimeve në disa zona të njohura të Tiranës dhe ka në pronësi edhe një lokal në afërsi të stadiumit “Qemal Stafa”. Ish-presidenti i Lushnjës, u arrestuar sërish së fundmi teksa po kthehej nga pushimet në Korfuz dhe përmes Igumenicës do të kalonte për në Shqipëri do te mbahet ne burgun grek deri sa ndaj tij te kete nje kerkese nga Italia.

Hetuesit italianë kishin përgjuar biseda mes Edmond Begos dhe Aldo Bares gjatë viteve 2002-2005. Në bazë të përgjimeve, Antidroga italiane kishte arritur të kapte disa sasi narkotikësh, origjina e të cilave ishte laguna e Karavastasë. Emri i Begos përmendet disa herë, duke u cilësuar si një nga eksponentët më të rrezikshëm të krimit në fushën e narkotikëve në Itali.

PANORAMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura