E shëndosh të dashurën tërheqëse që mos ta pëlqente asnjë mashkull tjetër!

Apr 17, 2015 | 15:00
SHPËRNDAJE

Një djalë xheloz ka shëndoshur të dashurën e tij, që në këtë mënyrë të mos kishte rivalë.

Vajza tërheqëse Yan Tai shtoi në peshë në mënyrë drastike kur filloi të takohej me You Pan në Kinën Jugore, shkruan “The People Daily”.

Në momentin që djali i ka propozuar për t’u martuar me të, Yan ishte shndërruar në një tjerët njeri për nga fiziku i saj.

20-vjeçarja është ushqyer nga i dashuri i saj në çdo vakt duke i dhënë për të ngrënë ushqime me kalori të shumta, dhe ajo ka shtuar dyfish në peshën e saj trupore.

I pyetur se përse 25-vjeçari You e bënte këtë çdo ditë, ai u ka treguar miqve se nuk donte që e dashura e tij të ishte tërheqëse për meshkujt e tjerë, kshtu që ta kishte vetëm për vete.

Në propozimin e martesës djali i ka dhuruar asaj një buqetë plot me çokollata dhe disa kuzhinierë mbanin në duar ushqimet e tyre të preferuara.

Vajza Yan i ka thënë “Po” propozimit të parezistueshëm të dashurit të saj, i cili ka vendosur që ta ushqejë më shumë edhe kur ata të martohen.

 

 

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura