E RRALLË/ Historia e arbitrit që ngatërroi ndeshjen (FOTO)

Feb 14, 2016 | 17:49
SHPËRNDAJE

Një histori e rrallë, e bukur për t’u treguar dhe komike për ta shijuar. Nga ato ngjarje që nuk kanë lidhje drejtpërdrejt me fushën e lojës, por me atë çfarë ndodh jashtë saj.

amarildo gjeciNjë arbitër që ngatërron… ndeshjen. Nuk është një shaka, por e vërteta e asaj që i ka ndodhur dje Amarildo Gjeçit. Gjyqtari i 4-t nga Kolegjiumi i Tiranës ka mbërritur në orarin e caktuar në stadiumin e Mamurrasit.

Arbitri ka qenë në pritje të treshes së arbitrave, por rreth orës 13:00, përpara tij janë shfaqur gjyqtarët nga Fieri me në krye Kreshnik Cjapin. Gjeçi duket i surprizuar dhe nis të bëjë telefonatat e rastit. Aty mëson se i duhet të jetë në një ndeshje tjetër, në Krujë, ku do të luhet Kastrioti-Ada.

Gjeçi nuk humbet kohë dhe “xhiron gomat” drejt Krujës. Fati është me të, pasi Mamurrasi dhe Kruja nuk janë shumë larg dhe Gjeçi mbërrin thuajse në limite. Arbitri i 4-t bëhet gati në kohë rekord dhe ndeshja nis vetëm 4 minuta me vonesë. Një histori e rrallë, ashtu si shumë të tjera në futbollin shqiptar. Edhe kjo u bashkohet ngjarjeve të çuditshme që kanë ndodhur në futbollin tonë. Duhet thënë se këtë sezon ato kanë arritur kulmin.

Një ngjarje unike do të mbetet ajo e ndodhur në “derbin e jugut: në Kategorinë e Dytë, TepelenaMemaliaj, në javën e parë të këtij sezoni ku takimi u ndërpre në mes për shkak të detyrimeve që kishin klubet ndajFSHF-së.

Papërgjegjshmëria e zyrtarëve të atij takimi bëri që të luheshin 45 minuta dhe më pas të vendosej për ndërprerjen e takimit për shkak të borxheve. Absurdi nuk njeh limite. Më pas, edhe vendimi i Komisionit të Disiplinës bëri që edhe sot të mos ketë një rezultat të saktë për këtë ndeshje, kur kanë kaluar pesë muaj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura