E rëndë në Shkodër, 20-vjeçari plagos me thikë kushëririn (EMRAT)

Nov 18, 2019 | 20:00
SHPËRNDAJE

Një 30-vjeçar është plagosur me thikë mbrëmjen e sotme në Shkodër. I plagosuri, i identifikuar si Driton Leka, 30-vjeç, është goditur me thikë nga kushëriri i tij, Delison Leka, 20-vjeç.

30-vjeçari është goditur në këmbë, ndërsa është dërguar menjëherë drejt spitalit. Policia po punon për kapjen e autorit dhe zbardhjen e motiveve të ngjarjes.

thike

Njoftimi i plotë i policisë:

Më datë 18.11.2019, ora 17:30, është paraqitur në Spitalin Rajonal Shkodër, shtetasi D. L. 30 vjeç, me dëmtime në këmbë me mjete prerëse.

Nga verifikimet e para të bëra nga policia, dyshohet të jetë autor, shtetasi D. L. 20 vjeç dhe po punohet për kapjen e tij.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë dhe grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura