E rëndë në maternitetin “Koço Gliozheni”/ 30-vjeçarja humb jetën pak ditë pasi lindi foshnjën

Feb 1, 2023 | 12:05
SHPËRNDAJE

Pas Elbasanit një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku një 30-vjeçare ka ndërruar jetë 4 ditë pasi ka lindur në maternitetin “Koço Gliozheni”.

materinteti

Sipas maternitetit, 30-vjecarja është shtruar në spitali më datë 28 janar dhe nuk ka referuar asnjë patologji shoqëruese.

Lindja ka qenë natyrale dhe ka shkuar mirë, duke sjellë në jetë një djalë të shëndetshëm. Pas 48 orësh qëndrimi në spital, ku ka marrë shërbimin e nevojshëm, nëna ka dalë nga spitali me dëshirën e saj, në gjendje shëndetësore të stabilizuar.

“Disa ditë pas lindjes nëna e re është paraqitur në spital me dobësi trupore dhe menjëherë, pacientja është shtruar në repartin e terapisë intensive, ku është trajtuar komfom të gjitha protokolleve mjekësore.

Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor, gjendja e pacientes është rënduar në mënyrë të shpejtë, duke ndërruar jetë”, thuhet në reagimin e maternitetit.

Ndërkohë rezultatet e Mjekësisë Ligjore për të mësuar shkakun e humbjes së jetës së pacientes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura