E pritën me duartrokitje, Bregu: Faleminderit! Gjirokastra është shtëpia ime e dytë (VIDEO)

Oct 8, 2018 | 11:12
SHPËRNDAJE

Dejvi Bregu kthehet në Gjirokastër, por këtë herë me statusin e “ish”-it. Edhe pse vinte si lojtar i Skënderbeut, tifozët bluzinj e kanë mirëpritur me duartrokitje vlonjatin dhe për këtë fakt sulmuesi ndihet krenar. “Është një rikthim në shtëpi, pasi të gjithë e dinë që Gjirokastra është shtëpia ime e dytë. Jam shumë krenar për duartrokitjet, kjo do të thotë që jam rritur shumë në nivelin profesional dhe Gjirokastra është mirënjohëse ndaj meje.

Bregu

Çdo lojtar që vjen te Skënderbeu mësohet me mentalitet tjetër, mentalitet kampioni dhe ecën me ritëm të njëjtë. Duket qartë në fushë, që ne kemi një ritëm tjetër nga skuadrat e tjera. Besoj se kjo tregon forcën tonë reale në fushë”, tha fillimisht shtatshkurtri. I pyetur për objektivin “titull”, edhe sulmuesi ruan linjën e stafit teknik dhe të klubit.

“Ne ndeshjet i marrim hap pas hapi, nuk shikojmë fundin e kampionatit. Ky është objektivi ynë. Falënderoj tifozët që kanë qenë krah nesh”, u shpreh Bregu për “Panorama Sport”.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura