‘E përdhunuan para se ta mbysnin’, bashkëshorti i viktimës i shokuar: Ajo është lutur ‘vetëm mos më vrisni’, tragjedi, e para në rajon

Jan 15, 2020 | 12:49
SHPËRNDAJE

burri i drites5

Bashkëshorti i 51-vjeçares Drita Saliaj, Hair ka komentuar sot ne emisionin “Me Zemer te Hapur” lajmin trondites sipas dosjes se Prokurorise se bashkeshortja e tij e ndjere eshte perdhunuar para se te torturohej e te mbytej.

Ekspertiza ka thënë që para se të mbytej e ndjera është përdhunuar dhe ky është momenti  më i vështirë per familjen tuaj. Si jeni ndjerë kur moret vesh kete lajm?

Jemi shokuar shumë. Jemi tronditur shumë rëndë se është një tragjedi që mund të jetë e para në vendin tonë por edhe në rajon, se ka pasur edhe ngjarje të rënda si ajo e Fierit para disa vitesh , por kjo është masakruar, torturuar dhe unë skam marrë asnjë të dhënë në polici, por e kanë lidhur dhe e kanë hedhur të gjallë në makinë. Ajo është lutur vetëm mos më vrisni.

Kush e jep këtë dëshmi?

Sipas të thënave.

Dikush nga familja e Luisit ka marrë pjesë në varrim?

Jo

Cfarë marrëdhënie kishit me familjen e Luisit?

Secili në punë të tij.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura