E mrekullueshme! Kjo gjyshe 90-vjeçare po e kthen fshatin në “galeri arti”

Oct 9, 2017 | 11:16
SHPËRNDAJE

Në fshatin e vogël çek të Louka, një grua e ka bërë mision të saj zbukurimin e shtëpive të fqinjëve. Agnes Kasparkova është 90-vjeç dhe hobi për pikturën ju shfaq pas daljes në pension.

Kasparkova përdor kohën e saj të lirë për të pikturuar motive tradicionale Moraviane në blu nëpër muret e ndërtesave të Louka.

Duket se e ajo ka marrë frymëzimin nga fshati i vogël polak Zalipie, i cili është i mbushur plotësisht në piktura me lule të larmishme kudo.  Zalipie ndodhet në juglindje të Polonisë dhe duket si një vend përrallash i sjellë në jetë reale dhe kjo falë pikturave me lule shumëngjyrëshe që gjenden kudo që shkon, brenda dhe jashtë.

Agnes Kasparkova Louka painted houses

E gjithë kjo filloi në shekullin e 19-të me futjen e oxhaqeve në shtëpi. Para kësaj kohe, tymi dilte vetëm nga një vrimë në tavan duke i mbuluar muret me blozë, kështu që ato shumë shpesh duheshin zbardhur me gëlqere. Pas vendosjes së oxhaqeve nëpër shtëpi, sipërfaqet e mureve ngelën të bardha dhe si të zbrazëta e të ftohta, kështu që njerëzit vendosën t’i përdorin muret e bardha si kanavacë për pikturat me lule.

Dhe pse Agnes pushon në dimër për shkak të klimës së ftohtë, me të ardhur pranvera ajo vazhdon të zbukurojë fshatin. Kjo grua na kujton se nuk ka moshë për të demonstruar krijimtarinë tuaj.

Agnes Kasparkova Louka painted houses

Agnes Kasparkova Louka painted housesAgnes Kasparkova Louka painted houses

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura