“E kujtoj shpesh bisedën tonë në Kiev…”- Rama zotohet para Zelenskyt! Lindita Nikolla mbyll seancën në gjuhën ukrainase

May 3, 2022 | 13:26
SHPËRNDAJE

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se ëndrra e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky për marrëdhëniet me Shqipërinë do të bëhet realitet.

Rama u shpreh se të gjitha pamjet e kësaj tragjedie janë sakrifica e një populli liridashës dhe njëherazi shërbim për botën demokratike.

“Të gjitha pamjet e kësaj tragjedie janë sakrifica e një populli liridashës dhe një shërbim i paçmuar që ju dhe vendi juaj po i bëni të gjithë botës demokratike. E kujtoj shpesh bisedën tonë në Kiev ku ju thonit që ukrainasit të kishin shtëpitë e tyre të dyta në Shqipëri.

Unë e besoj se nëse sot në Shqipëri po vijnë ukrainasit që ikin nga lufta nesër dëshira juaj që ata të vijnë këtu në shtëpitë e tyre të dyta do të bëhet realitet. Ju shpreh në emër të Shqipërisë dhe shqiptarëve respektin dhe miqësinë tonë. Zoti qoftë me ju dhe Ukrainën heroike”, u shpreh Rama.

Seanca u përmbyll me fjalën e kryeparlamentares Lindita Nikolla. “Shqipëria dhe shqiptarët janë me Ukrainën. Sllava Ukraina (Lavdi Ukrainës)”, deklaroi Nikolla.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura