“E kemi detyrë. Dikur për ju ishim ne afganë”-Edi Rama flet për median italiane: Priten 2-3 mijë refugjatë. Ja mesazhi i tij për Evropën

Aug 19, 2021 | 13:53
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama e ka konsideruar një detyrë strehimin e afganëve në Shqipëri në një intervistë për një media italiane. Duke folur për “Il Foglio” kreu i qeverisë thekson se dikur afganët ishim ne, shqiptarët.

rama 1

E kemi jetuar luftën dhe kujtesën e saj e kemi të freskët. Nëse Evropa është e ndarë mbi Afganistanin, është ngaqë nuk e rikujtojnë historinë”, thotë Rama.

Mandej kryeministri thotë se bëhet fjalë për afro 2-3 mijë refugjatë afganë.  I pyetur nëse Evropa dhe Italia duhet të marrin një leksion nga Tirana, Rama përgjigjet: “Nuk i jap leksione askujt. Aq më pak Italisë, ndaj së cilës jam shumë i lidhur”.

Unë mbaj mend Millosheviçin, mbaj mend luftën, refugjatët, vdekjen torturat. Dikur ne shqiptarët ishim për ju ata që afganët janë ndoshta sot, alienë. Kujtesa përfshin marrjen e përgjegjësisë“, vijon kreu i qeverisë.

Gazeta “Il Foglio” e përcakton qëndrimin e Ramës si “një manifestim kundër evropianëve hipokritë dhe pa kujtesë”.

“Një vit më parë ne italianët dëgjuam fjalimin ku ai ofronte ndihmë me mjekë shqiptarë në vendin tonë të rraskapitur nga pandemia. Sot Rama është sërish aty, i aftë të flasë me të gjithë Lettian-ët dhe Salvini-stët (duke përdorur një metaforë mjaft italiane, thotë se “jam mik me dy Matteo-t), dhe lajmëron se si shteti i tij i vogël, pak më madh se Lombardia është gati për të mirëpritur mijëra refugjatë afganë”, shkruan gazeta.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura