“E ka pijen e keqe, më të bërtitur e ulëritur”, Nard Ndoka flet për Ramën: I duket vetja i fortë

Sep 21, 2019 | 13:02
SHPËRNDAJE

Kreu i PDK-së Nard Ndoka ne nje rrefim per veten dhe politiken, tregon edhe momente nga takimet qe ka pasur me Kryeministrin Rama.

rama-ndoka

Ne nje interviste ne “Late Night Show” në RTV Ora, se ka disa kohe qe nuk eshte takuar me te, por nuk jane armiq edhe pse jane kundershtare politike. Madje, sipas tij, kryeministri e ka pijen e keqe, me te bertitur dhe uleritur.

Kastro Zizo: Je takuar me Ramën këto kohë?

Nard Ndoka: Ka pak që jo, kështu vetëm në distancë.

Kastro Zizo: Kur thua pak, e ke fjalën për 2-3 javë?

Nard Ndoka: Më tepër, me muaj.

Kastro Zizo: Nuk është ai miti i madh që qarkullon se sado që bëni gam gam në parlament, pastaj shkoni hani dhe pini në të njëjtin vend.

Nard Ndoka: Ne armiq nuk jemi se nuk kacafytemi. Ne jemi kundërshtarë politikë, ndajmë pikëpamje, ide te ndryshme në qeverisjen e vendit, por kjo me Ramën nuk ndodh. Nuk është se kam patur ndonjë klimë shumë shume shume miqësore me të.

Kastro Zizo: Po ndonjë gotë verë e ke pirë me Ramen?

Nard Ndoka: Normal se jam takuar disa herë. Nuk është se nuk e njoh.

Kastro Zizo: Kush ka pirë më shumë?

Nard Ndoka: Rama pin dhe e ka pijen e keqe.

Kastro Zizo: Si ca thua? 

Nard Ndoka: E ka me të bërtitur, me të ulëritur. I duket vetja më i fortë kur është nën avujt e alkoolit.

Kastro Zizo: E ke vene re qe sikur i ngjan Erdoganit?

Nard Ndoka: I pelqen stili autoritar, ma shprehu kete, tregonte me shume emocion

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura