“E ka fshehur djali me të cilin ka lidhje!”- Nëna e 16-vjeçares së zhdukur: Kemi informacione që ndodhet në një lagje të Vlorës. Njerëzit e shohin foton dhe ngurojnë të…

Jan 18, 2022 | 15:47
SHPËRNDAJE

“Panorama.al” ka siguruar dëshminë e Entela Tozajt, nëna e 16-vjeçares Elisa Tozaj, e cila që prej ditës së premte është në kërkim të gjetjes së të bijës së zhdukur.

Sipas nënës, shkak i largimit të vajzës dyshohet të jetë lidhja me një djalë që ka pasur 16-vjeçarja, për të cilën familjarët nuk ishin dakord.

Nëna thotë se ka marrë informacione nga tre veta që vajza është parë në një lagje të Vlorës, ndërsa thekson se ka njerëz që shohin foton e të miturës por ngurrojnë të tregojnë.

DËSHMIA

Nëna: Në lidhje me largimin e vajzës. Policia nuk na ka thënë asnjë gjë, na ka thënë vetëm që jemi në kërkim. Nuk kemi marrë asnjë lajm nga vajza. Thjesht kanë thënë që jemi në terren, po e kërkojmë.

Pyetje: Vajza është larguar edhe njëherë në datën 12 për t’u kthyer pas disa orësh

Nëna: Po

Pyetje: A mendoni se ka lidhje me shkakun që keni përmendur që ka lidhje me një djalë?

Nëna: Po ky është shkaku. Vajza është lidhur me një djalë, që ne nuk e pranuam dhe për këtë arsye është larguar nga shtëpia. Djali ka deklaruar në polici që nuk kam lidhje me vajzën, nuk e di ku është ndërkohë që djali është personi i fundit që ka folur me vajzën përmes mesazheve. Unë kam bindje 100 për qind të plotë që djali e fsheh vajzën.

Pyetje: Keni pasur ndonjë debat në familje?

Nëna: Po ne kemi pasur një debat. Nuk kemi qenë dakord që vajza të ketë një lidhje që në këtë moshë. Është një moshë që ajo duhet të bëjë shkollën.

Pyetje: Ju vetë e keni kërkuar?

Nëna: E kemi kërkuar në të gjitha lagjet e Vlorës dhe në një lagje kemi marrë informacion që vajza është parë në atë lagje. Kemi marrë informacione nga tre veta. Ka edhe njerëz të tjerë që kur shikojnë foton e vajzës ngurojnë të tregojnë të thonë diçka, kanë frikë të thonë diçka.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura