E ka fajin e dashura e re, Pique bën sherr edhe me prindërit e tij për divorcin me Shakirën

Aug 18, 2022 | 23:40
SHPËRNDAJE

Gjërat nuk kanë si shkojnë më keq për Pique. Mbrojtësi i Barcelonës po përjeton një moment aspak pozitiv në fushën e lojës ku nuk është më protagonist, por edhe jashtë saj ku divorci me Shakirën po i krijon probleme të vazhdueshme.

Filtered-first-PHOTOS-of-Clara-Chia-Marti-Gerard-Piques-new

“beteja” me Shakirën sa i përket vendimit se ku do të jetojnë djemtë Milan dhe Sasha vazhdon, tashmë për të ka lindur një tjetër probleme, pasi ka bërë sherr edhe me prindërit e tij. Arsyeja, sipas mediave spanjolle është se ata nuk janë të lumtur me rrjedhën që ka marrë jeta e tij dhe për më tepër, lidhjen me Klara Kia Marti.
clara-chia-marti

Kjo e fundit, arsyeja e vërtetë e divorcit me Shakirën, raportohet se është takuar me prindërit e Pique, por gjërat nuk kanë shkuar siç mendonte çifti i sapokrijuar. Mamaja e Pike ka qenë shumë e lidhur me Shakirën me të cilën ka jetuar në 10 vitet e fundit dhe kjo ka bërë që të mos pëlqejë shumë partneren e re të të birit. Ndaj prindërit e Pike jo vetëm nuk kanë dhënë pëlqimin për Klarën, por edhe e kanë këshilluar që të mos shoqërohet me femra të tjera në këtë periudhë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura