E hoqi shoqja nga FB, adoleshenti shqiptar hidhet nga tarraca e vdes

Apr 26, 2016 | 14:40
SHPËRNDAJE

ITALI/ Një adoleshent shqiptar i ka dhënë fund jetes duke u hedhur nga tarraca e një ndërtese në Breshia.

fbMediat italiane, duke iu referuar policisë, raportojnë se 15-vjeçari me origjinë shqiptare, u hodh nga tarraca e objektit që njihet si i shenjtores “Madonna del Castello”.

Vendi ku ndodhi ngjarja
Vendi ku ndodhi ngjarja

Sipas mediave, një vajzë e kishte hequr atë nga lista e miqve në Facebook dhe dyshohet se mund të jetë ky shkaku i ngjarjes.

Vetëm pak para se të hidhej shqiptari kishte postuar një foto në Instagram, pikërisht nga zona ku i dha fund jetës. Në foto kishte shënuar dy data, atë të lindjes dhe 25 prill 2016, ditën, kur i dha fund jetës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura