E hëna nisi me diell, por si do jetë moti gjatë javës që sapo ka filluar

Mar 30, 2020 | 8:46
SHPËRNDAJE

Dita e hene ka nisur me diell ne kryeqytet dhe disa qytete te vendit, por ky sipas meteorologeve eshte vetem fillimi.

Sipas Sherbimit Meteorologjik Ushtarak kjo jave do te dominohet nga reshjet e shiut qe pritet te nisin qe nga dita e sotme, ndonese ne zona te izoluara. java

Ja parashikimi per kete jave  

Dita e hënë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqendrueshme, reshjet e shiut do të jenë të izoluara me intensitet të ulët vetëm përgjatë maleve.

Dita e martë do të jetë me reshje shiu të herëpasherëshme me intesitet të ulët.

Dita e mërkurë do të jetë me reshje shiu në të gjithë vendin me intensitet deri mesatar. Lokalisht reshje në formë shtrëngate. Reshjet e borës do të rikthehen përsëri deri në lartësin mbi 300m me intensitet deri mesatar. Në Alpe reshjet do të jenë edhe në formën e stuhive të dëborës.
Kjo situatë do të shoqërohet edhe me erë hera-herës të vrullshme nga kuadrati i veriut me shpejtësi deri në 20-25m/s.

Dita e enjte do të kenë mot të qendrueshëm.

Dita e premte do të jetë me reshje shiu të herëpasherëshme me intesitet të ulët

Në fushën termike vlen të theksohet dita e enjte ku temperaturat në vlerat minimale do të jenë në vlera negative në pjesën më të madhe të territorit.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura