E gjobitën për mosmbajtjen e maskës, deputeti sfidon Policinë në Kuvend, ja vendimi që ka marrë

Oct 22, 2020 | 10:24
SHPËRNDAJE

Deputeti i opozitës së re në Kuvend, Kujtim Gjuzi tha se është një ndër personat që policia e ka gjobitur për mos mbajtjen e maskës në ambiente të hapura.

Duke iu referuar mjekëve të akademisë konservatore të shkencave, Gjuzi tha se maska nuk këshillohet në ambiente të hapura, madje për këtë kujtoi dhe deklaratat e para disa muajve të kryeministrit Edi Rama.

Kreu i Partisë Konservatore e bëri të qartë se ai nuk do t’i bindet vendimit të qeverisë e nuk do ta mbajë maskën në ambiente të hapura.

“Ka ardhur VKM në lidhje me përdorimin e maskës në ambiente të hapura se ashtu e ka menduar kryeministri që para 3-4 muajsh tha se maska nuk ka arsye të vendoset në ambiente të hapura.

Unë kam marrë një gjobë këtu nga grupi policor gjë që nuk e kam refuzuar por nuk mund të njihen vendimet e kryeministrit kur ato nuk vijnë, sic edhe ju thatë në Kuvend.

Në këtë koncept, Kujtim Gjuzi proteston me forcë, maska sipas mjekëve në akademinë kombëtare konservatore të shkencave këshillojnë që në ambiente të hapura nuk rekomandohet.

Ju deklaroj këtu se unë nuk do e mbaj maskën jashtë ambienteve të mbyllura, në ambiente të mbyllura po”, tha Gjuzi.

deputete maska police gjoba kujtim gjuzi 4

LEXO EDHE

Fotot nga paparazi/ Policia u bën “surprizë” deputetëve, i pret para derës së Parlamentit, ja dy deputetët që morën gjoba

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura