Pas debatit të tyrë publik, mesa duket “gjakrat” mes Bes Kallakut dhe Ermal Mamaqit janë shuar.
Por pavarësisht ftesës së Ermalit ndaj mikut të tij për të qenë në premierën e filmit “I love Tropoja”, Besi nuk do ti shkojë.
Lajmin e zbuloi vetë Mamaqi ndërsa ishte i ftuar në emisionin “Thumb On” në RTV Ora.
Aktori i humorit tha se Besi do të jetë në udhëtim në Izrael ditën e premierës ndaj do të mungojë.
“E kam thirrur Besin. Edhe ia më thirri por isha në Amerikë, me filmin tim. Nuk besoj se do vijë. Personalisht e ftova drejtpërdrejt, por më tha se do jetë në Izrael dhe nuk do të jetë këtu,”– tregoi ai.
Ndërsa zbuloi edhe çfarë i tha Besit pas marrjes së lajmit
“I thashë sa të vish ke vendin më të mirë në sallë që ta shohësh,”– u shpreh Ermali.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al