E ÇUDITSHME/ Liverpuli mendon dhe për largimin e Klopit, anglezët pranojnë vetëm një kusht

Feb 11, 2020 | 20:16
SHPËRNDAJE

Liverpuli po mendon të përgatisë një klauzolë të çuditshme në rast largimi të teknikut të tij Jurgen Klop.

klopp-van-dijk-barcelona-madrid

Sipas mediave britanike, tekniku gjerman mund të largohet menjëherë nga “Anfield Road” vetëm në rast se ai kërkon të drejtojë një klub të kampionatit gjerman (Bundesliga). Ky variant ende nuk është hedhur në letër pasi skuadra po shënon rezultate fantastike nga java në javë dhe pret të kurorëzohet kampione e Anglisë si dhe ëndërron të mbrojë Ligën e Kampioneve.

Viti më i mundshëm që Klop të mbyllë bashkëpunimin me Liverpulin është 2024 kur i skadon kontrata me “Të Kuqtë”.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura