E BUJSHME/ Klubi turk kërkon Sadikun, ofertë 700 mijë euro për shqiptarin

Jun 24, 2018 | 13:54
SHPËRNDAJE

E ardhmja e Sadikut mund të jetë në Turqi. Të paktën kështu raporton sajti i njohur turk, “futbolarena.com”, në një lajm të orëve të fundit. Është klubi i sapo ngjitur në Superligën turke, Rizespor, që ka nisur bisedimet me agjentin e Sadikut, për një transferim të mundshëm.

sadiku

Sadiku është nën kontratë me Levanten deri në 2020, dhe siç raportohet, klubi spanjoll kërkon 1 milionë euro për ta lënë të lirë sulmuesin shqiptar, që nuk bindi me transferimin e tij në Spanjë. Raportohet se oferta e Rizespor për Sadikun, arrin deri në 700 mijë euro.

Capture

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura