E ardhmja e Zidanit dhe revolucioni, java vendimtare për Realin

May 25, 2021 | 13:51
SHPËRNDAJE

Reali i Madridit po mendonte për revolucionin që në muajin mars dhe nuk kishte rëndësi se çfarë do të ndodhte në fundin e sezonit. Florentino Perez e konfirmoi diçka të tillë dhe tani është momenti për të marrë vendimet e duhura. I pari dhe më i rëndësishmi ka të bëjë me trajnerin Zinedin Zidan. Rregulli i pashkruar është se trajneri që nuk fiton asgjë në këtë skuadër duhet të shkarkohet. Ky Real nuk fitoi gjë dhe diçka e tillë nuk ndodhte që prej vitit 2010. Zidan ka edhe një vit kontratë.

zidan

TRAJNERI MERR KOHË – Dyshimet e Zidanit dhe për Zidanin kanë ekzistuar, pavarësisht se mes klubit dhe trajnerit ka respekt absolut. Shumë zëra brenda Realit mendojnë se ndryshimi duhet të fillojë me trajnerin. Për momentin, ai është larguar nga Madridi dhe do të qëndrojë një javë larg, për të menduar të ardhmen e tij. Kur të rikthehet do të ketë një vendim përfundimtar. Reali i Madridit ka nevojë për para që të bëjë blerje të mëdha, duke nisur nga Kilië Mbape.

Të gjithë lojtarët mund të jenë të transferueshëm dhe Reali do të dëgjojë oferta si për talentet ashtu edhe për lojtarët e rëndësishëm. Edhe Hazard është në listë. Largimi i Serxho Ramosit duket një fakt i kryer. Nuk ka akord dhe asnjë lëvizje nga lojtari dhe nga klubi. Skuadra ofron 1 vit, Ramos do 2. Situata e Varanit gjithashtu të bën të mendosh për një largim të mundshëm. Nuk ka rinovuar dhe vitin tjetër mund të largohet me kosto 0 si Ramosit. Edhe situata e Vaskezit është e pakuptueshme. Mesfushori nuk ka rinovuar ende dhe mund të ikë si lojtar i lirë.

PANORAMASPORT.AL

 

 

© Panorama.al

Te lidhura


Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/