E ardhmja e Kumbullës, në Itali zbulojnë detajet e fundit. Mungon vetëm “OK”-i i shqiptarit

Sep 15, 2020 | 23:47
SHPËRNDAJE

Mungon vetëm “OK”-i i Marash Kumbulla! Detaje të reja nga Italia për sa i përket të ardhmes së mbrojtësit të Kombëtares. Sipas Xhanluka Di Marcios, Verona dhe Roma, kanë arritur akordin në parim për një huazim me të drejtë blerje për 30 milionë euro.

Kumbulla7

Gjithçka pritet të konkretizohet ditën e mërkurë, teksa topi kësaj here është në këmbët e Kumbullës, i cili do duhet të ndezë dritën jeshile për këtë lëvizje.

Përveç Kumbullës, raportohet se një tjetër mbrojtës po mbërrin në Romë. Ai është Matia De Shilio. Edhe për mbrojtësin e Juventusit mësohet se është arritur akordi në parim, ndërkohë që po diskutohet vetëm termat ekonomike.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura