Dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur, ndalohet 60-vjeçari

Apr 3, 2024 | 10:51
SHPËRNDAJE

Një 60-vjeçar është ndaluar nga uniformat blu pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase të mitur.

1704474570_policiaeshtetit

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 ndaluan me iniciativë shtetasin K. B., 60 vjeç, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase të mitur”, raporton policia e Tiranës.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Vihen në pranga 7 shtetas dhe punohet për kapjen e 1 tjetri, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 ndaluan me iniciativë shtetasin K. B., 60 vjeç, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase të mitur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin E. Gj., 23 vjeç, si dhe po punojnë për kapjen e shtetasit R. B., 23 vjeç, të dy banues në Tiranë, pasi dyshohet se ditën e djeshme, në Selitë të Vogël, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë goditur me sende të forta shtetasin B. H., 48 vjeç, për motive të dobëta.

Specialistët e Policisë Rrugore Krujë arrestuan shtetasin A. L., 18 vjeç, banues në Tapizë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore arrestuan shtetasit:

– D. K., 33 vjeç, banues në Pukë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;

– F. D., 18 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi;

– L. Ç., 24 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën Vaqarr-Kombinat, automjeti që ai drejtonte është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin R. Gj., i cili si pasojë është dëmtuar lehtë;

– E. C., 28 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura