Dyshimet e forta për aksidentin/ Vajza do nisej për Itali, policia kufitare: Nuk u paraqit në sportel

Feb 22, 2018 | 19:30
SHPËRNDAJE

Te tjera detaje mesohen per fundin tragjik te vajzes se re nga Tirana, qe humbi jeten ne aksidentin me taksi mbreme vone.

aksidenti3

Gazetari i “Panorama” ben me dije se vajza Elena Avdillari, banuese në Tiranë, por me origjinë nga Korça, po kthehej nga porti i Durrësit.

Ajo do të nisej me traget drejt Italisë, pasi ne portofol i ehste gjetur nje bilete vetem vajte e jo kthimi, me gjase do te nisej me tragetin per Ankona.

Fillimisht u aluzua per nje kthim mbrapsh ne Port, por zyrtarisht POlicia Kufotare thote per “panorama” se vajza nuk eshte paraqitur fare ne sportel.

“Nuk na rezulton nje emer i tille i regjistruar, pasi mbajne regjister per cdo person te kthyer mbrapsht apo te paraqitur”- thone burimet.

Nuk ka ende asnje detaj per arsyen se pse vajza nuk eshte paraqitur ne sportel.

Pse dyshohet aksident i qellimshem 

Burime nga grupi i hetimit bëjnë me dije se po hetohen në dy pista, aksident dhe aksident i qëllimshëm nga ana e drejtuesit të mjetit tip Benz.

Drejtuesi i Benzit po lëvizte me rreth 150 km/orë, kurse taksia me 80 km/orë.

Benzi i ka bëtë sinjal me drita për të hapur krahun, taksia e ka hapur pjesërisht, për shkak të errësirës dhe shpejtësisë së madhe, benzi e ka goditur në fenerin e majtë taksinë. Taksia ka ecur disa metra dhe në kohën që është afruar te karburanti, marmita i ka kapur në bordurë, dhe është ngritur në ajër, ka bërë një rrotullim dhe është kthyer përmbys, ashtu si edhe u gjet. Taksisti dhe vajza që ishte në sediljen e pasagjerit kanë vdekur në vend.

Ndërkohe që në makinën benz janë gjetur të hapur të dy airbeg-ët, si dhe janë gjetur njolla gjaku brenda në pjesën e shoferit.

Një aksident fatal i mori jetën asaj dhe taksistit nga Durrësi, Bujar Agalliu 60 vjeç.

Nga veprimet paraprake të policisë, dyshohet se një mjet tip “Benz” e ka përplasur nga mbrapa mjetin tip taksi dhe kjo e fundit për të devijuar është futur në një karburant.

Në mjetin tip “Benz” nuk është gjetur asnjë shtetas, pasi drejtuesi i saj e ka braktisur dhe ia ka mbathur menjëherë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura