Dy të rinj kapen në flagrancë me 15 kg kanabis sativa

Apr 30, 2016 | 19:48
SHPËRNDAJE

Dy persona janë arrestuar si pjesë e operacionit “Flash 2”, pasi u kapën në flagrancë me lëndë narkotike.largea_policia11458676930

Finalizimi i këtij operacioni u bë pas një hetimi disa mujor, ku në rrugën ‘Tish Daia” në automjetin me targë AA 175 JT u gjetën 15 kilogram e 954 gramë e ndarë në 6 qese plastmasi me ngjyrë të zezë .

Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit Klodian Çela i janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale sasia prej 588.6 gramë lënde narkotike e dyshuar kanabis sativa dhe 0.2 gramë lënde narkotike e dyshuar “kokainë” .

Të arrestuarit:

  1. Klodian (Ergys) Çela, i biri i Shaban dhe i Fatime , i datelindjes 06.03.1974, lindur ne Lushnjë dhe banues ne Tirane  rruga “Selitë”, me shtetesi dhe kombesi Shqiptare, me gjendje gjyqesore i padënuar më parë, me gjendje civile beqar, i vetidentifikuar
  2. Fridiol Kushova , i biri i Gëzim dhe i Merita , i datelindjes 08.12.1992, lindur ne  Skrapar dhe banues në Tiranë rruga “Irfan Tomini”, me shtetësi dhe kombësi Shqiptare, me gjendje gjyqësore i pa dënuar më parë, me gjendje civile beqar, i identifikuar.

Provat materiale te sekuestruara gjate operacionit “FLASH 2”: 

Sasia prej 16 kilogramë e 546.2 gramë lëndë e dyshuar narkotike cannabis sattiva.
Sasia prej 0.2 gramë lëndë narkotike e dyshuar “kokainë”.
3 Telefona celualare,
1 automjet Tojota me targa AA 175 JT.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura