Dy mjekë të prekur me koronavirus në Fier, ja si dyshohet të jenë infektuar

Jul 13, 2020 | 10:35
SHPËRNDAJE

Dy raste të reja me koronavirus në qytetin e Fierit në 24 orët e fundit, të dy mjekë.

spital-fier

Sipas asaj që mëson koresopondentja e Panorama, njëri prej tyre është mjek anestezist i spitalit të Fierit.

Ai ka rezultuar pozitiv pas marrjes së tamponit, të cilin ia kanë bërë sepse ka paraqitur simptoma të sëmundjes.

Mësohet se mjeku ka qenë gjatë diteve të fundit në qytetin e Vlorës, ku edhe mund të jetë prekur nga virusi.

Në momentin e pare që ka konstatuar shenja të virusit, nuk është paraqitur më në punë, ndërsa deri më tani nuk është pezulluar asnjë ndërhyrje në këtë spital.

Nderkohe nje tjeter mjek, i cili punon ne Levan, por banon ne Fier ka rezultuar pozitiv me Covid-19, duke bere qe te merren kontaktet e aferta te tij. Nuk dihet se ku mund të jetë infektuar mjeku.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura