Dy gabimet që gratë bëjnë dhe “kërcënojnë” zonën intime, shkaktojnë dhimbje e infeksione! Çfarë duhet të dini

May 22, 2023 | 11:21
SHPËRNDAJE

Gratë që depilojnë zonën e tyre intime ose veshin pantallona të ngushta rrisin rrezikun për të pasur dhimbje ose infeksion.

femra

Gratë që depilojnë zonën e tyre të ndjeshme kanë më shumë mundësi të kenë dhimbje afatgjata rreth organeve gjenitale, sipas një studimi të botuar në Journal of Loëer Genital Tract Disease.

Hulumtuesit nga Universiteti i Bostonit morën në studim 434 gra të moshës 18-40 vjeç dhe zbuluan se rreth gjysma e tyre vuanin nga dhimbjet e vulvës.

Ato u pyetën për veshjet që kanë zgjedhur në jetën e tyre të përditshme, si dhe për kujdesin në zonën e bikinit.

Gratë që depiloheshin rreth organeve gjenitale kishin 74% më shumë gjasa të kishin prerje të jashtme dhe dhimbje sesa ato që depilonin vetëm pjesën e bikinit.

Përveç kësaj, zgjedhja e veshjeve të ngushta katër ose më shumë ditë në javë mund të dyfishojë rrezikun e vulvodinisë (një dhimbje afatgjatë dhe e pashpjegueshme në pjesën e jashtme të organeve gjenitale).

Gratë që hiqnin të gjitha qimet pubike të paktën një herë në javë kishin pothuajse dy herë më shumë gjasa të vuanin nga vulvodinia, krahasuar me gratë që trajtonin zonën intime vetëm në vijën e bikinit dhe më pak se një herë në muaj.

Kjo dhimbje zakonisht është e vazhdueshme brenda dhe rreth vulvës, e cila nuk shkaktohet nga ndonjë gjë e dukshme.

Dhimbja mund të përfshijë një ndjesi djegieje ose pickimi dhe mund të përkeqësohet kur prekni zonën intime ose uleni. Shkaqet e saj nuk dihen, por mendohet se është dhimbje nervore që mund të shkaktohet nga dëmtimi pas operacionit, lindja e fëmijës ose një nerv i bllokuar.

Mungesa e qimeve në zonën time tek adoleshentët, një tendencë që është bërë gjithnjë e më e zakonshme vitet e fundit, e lë lëkurën më të ekspozuar ndaj fërkimit , gjë që mund të çojë në komplikacione të ndryshme, si ënjtje, ndërsa veshja e ngushtë mund të rrisë shanset për t’u zhvilluar infeksione të tilla si herpesi gjenital ose vaginoza bakteriale.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura