Dy durrsakët kapen në Gramsh, operacioni që i vuri në pranga. Pazari 500 euro personi për…

Jun 11, 2020 | 9:05
SHPËRNDAJE

Dy persona kapen ne flagrance teksa ishin duke transportuar me makinen e tyre  4 shtetas të huaj, për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme në drejtim të Malit të Zi, me destinacion final një nga vendet e BE-së.POLICIA-ELBASAN

Policia ben me dije se finalizimi i operacionit policor te koduar “Panda”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies së ndihmës për kalim të paligjshëm të kufijve, kundrejt fitimit vuri ne pranga shtetasit H. H., 35 vjeç dhe R. D., 28 vjeç, të dy banues në Durrës.

Ata u kapen duke transportuar 4 shtetas të huaj, kundrejt fitimit 400 deri në 500 euro për person, arrestohen në flagrancë 2 shtetas.

NJOFTIMI 

Në kuadër të masave të marra për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si dhe në vijim goditjeve të njëpasnjëshme të bëra nga strukturat e DVP Elbasan, për vënien para përgjegjësisë ligjore të personave përgjegjës, shërbimet e Komisariatit të Policisë Gramsh, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, pas informacioneve të marra në rrugë operative për dy shtetas që transportonin nga Gramshi drejt Tiranës, disa shtetas nga vendet e treta, me qëllim dhënien ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, organizuan punën duke finalizuar operacionin policor “Panda”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

H. H., 35 vjeç dhe R. D., 28 vjeç, të dy banues në Durrës. Këta shtetas u kapën nga shërbimet e Policisë, në qytetin e Gramshit, duke transportuar me mjetin e tyre, i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, 4 shtetas sirianë e palestinezë, të cilët kishin hyrë ilegalisht në Korçë, nëpërmjet kufirit jeshil nga shtetit grek.

Të dy shtetasit e arrestuar do t’i transportonin sirianët dhe palestinezët, kundrejt fitimit që varionte 400-500 euro për secilin, për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme në drejtim të Malit të Zi, me destinacion final një nga vendet e BE-së.

Materiale hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura