Ditën e djeshme, Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz, kanë festuar përvjetorin e parë të lidhjes.
Djali i Victoria dhe David Beckham ndezi rrjetin duke publikuar dy foto nga vaska, ku shfaqet duke u puthur me patneren e tij, raporton “Mirror”.
“Gëzuar përvjetorin e parë, zemër. Jam njeriu më me fat që të kam në krah. Mezi po pres të plakem me ty dhe të krijojmë familje. Të dua shumë”, shkroi ai krahas postimit.
Brooklyn para pak muajsh zyrtarizoi me fejesë lidhjen me aktoren dhe të dy kanë nisur të planifikojnë martesën.
Por, pak ditë më parë mediat britanike shkruajnë se ata kanë vendosur ta shtyjnë dasmën për shkak të pandemisë.
21-vjeçari mendon të organizojë dy dasma me aktoren 25-vjeçare, sepse duan që të kurorëzohen në të dyja anët e Atlantikut.
Nga ana tjetër ata kanë fituar më shumë kohë për përgatitjet. Thuhet se Brooklyn po mendon që të gjithë organizimin ta realizojë brenda familjes dhe dy vëllezërit e tij Romeo e Cruz do të jenë shoqëruesit e tij.
Ish-futbollisti, David Beckham do të qëndrojë pas dy ceremonive, ndërsa Victoria Beckham do të kujdeset që të stilojë fustanin e nusërisë së Nicola-s.
Thuhet se ceremonia në Amerikë do të mbahet nën masa më të rrepta sigurie se sa ajo në Britani. Fustani do të dizajnohet posaçërisht për Nicolan nga studioja e Victoria Beckham dhe skicat e para janë gati.
Kjo do të jetë hera e tretë që ish-pjesëtarja e grupit “Spice Girls” do të prodhojë një fustan për një personazh të famshëm.
Në vitin 2016-të Eva Longoria i kërkoi që t’i stilonte fustanin e nusërisë, ndërsa Meghan Markle veshi një fustan të Victoria Beckham për ditën e Krishtlindjes.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al