“Duke shijuar ditën e fundit të lirisë”- Vesa Luma publikon foton me Big Bastën dhe djalin: Kjo është lufta e dytë që po përjetoj

Mar 19, 2020 | 11:47
SHPËRNDAJE

Vesa Luma dhe Big Basta prej disa vitesh janë zhvendosur në Zelandën e Re për të jetuar atje, së bashku me djalin e tyre.

Dhe çifti ka shijuar ditën e fundit të “lirë”, siç e ka konsideruar Vesa, përpara se të izolohen në shtëpi për të mos u prekur nga koronavirusi.

Këngëtarja publikoi në foto me Big Bastën dhe djain duke vizituar një akuarium në Auckland ndërsa shkroi se kjo është lufta e dytë që po përjeton.

Por kësaj here lufta ëshë ndaj një të panjohure duke shtuar se nuk ka një afat për karantinimin.

“Duke shijuar ditën e fundit të “lirisë”…kush kish me thanë…kjo është lufta e dytë që po e përjetoj…kësaj here ndaj një të panjohure. Nga sot as në fund të botës nuk vjen njeri, karantinë deri në kismet,”- shkroi këngëtarja.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura