“Dua të qëndroj te Reali për gjithmonë”, Zidan: Futbolli nuk do t’ia di për të shkuarën

Oct 21, 2019 | 21:02
SHPËRNDAJE

Realit i duhet fitore me patjetër, në sfidën e nesërme ndaj Gallatasarajt e vlefshme për Ligën e Kampionëve. Zidan ndodhet në një pozitë të vështirë dhe duhet që nesër të japë përgjigje me vepra.

zidan

Por, sot ishte radha e përgjigjeve në konferencën për shtyp, aty ku trajneri francez, është shprehur se do të vazhdojë në Madrid.

“Futbolli harron gjithmonë atë që ka ndodhur në të shkuarën. Kjo vlen edhe për mua si gjithë të tjerët. Unë do të vazhdoj të bëjë më të mirën time për këtë klub”, shprehet Zidan.

Më tej ai shton: “Mendoj pozitivish, si gjithmonë. Kjo është arsyeja që duhet të fitojmë nesër. Dua të jem trajneri i Realit përgjithmonë dhe e di shumë mirë situatën e aktuale”.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura