Drogë nga Shqipëria në Greqi, goditet banda kriminale. Ja si funksiononte

Feb 11, 2016 | 15:27
SHPËRNDAJE

Pesë shtetas shqiptarë të moshës nga 23 deri në 30 vjeç dhe katër grekë 20-34 vjeçarë janë vënë në prangat e policisë greke pasi shisnin drogën që vinte nga Shqipëria në zonën e Atikës.

Bashkëpunëtorët e tyre janë dy grekë të tjerë, 30 dhe 52 vjeçarë të cilët janë identifikuar dhe janë vënë në kërkim. Emrat e tyre nuk bëhen me dije nga mediat greke.

droge ne athine

Policia zbuloi se udhëheqësi i organizatës së parë kriminale ishte një 23-vjeçar shqiptar, i cili, në bashkëpunim të ngushtë me 30 vjeçarin grek i cili është në kërkim, organizonin dhe koordinonin futjen e sasive të drogës nga Shqipëria në shtetin grek, si dhe merreshin me furnizimin e mëtejshëm të anëtarëve të tjerë të organizatës.

Këta të fundit kishin përgjegjësi për ruajtjen, magazinimin dhe shpërndarjen e drogës në rajonin e Atikës.

Organizata e dytë kriminale drejtohej nga një 33 vjeçar grek, i cili ishte përgjegjës për gjetjen e drogës, kryesisht nga furnizimi i shqiptarit, dhe shpërndarjen më pas tek anëtarët e tjerë të organizatës, e cila ishte përgjegjëse për ruajtjen dhe shpërndarjen e drogës në rajonin e Atikës.

Nga kontrollet në shtëpitë e të arrestuarve, u kapën një total prej 20.9 kilogramë hashash i papërpunuar, 461 gram hashash i përpunuar, 152 gram kokainë, 27 415 euro, dy makina, një motor, pistoletë, 18 telefona celularë dhe pesë peshore precize.

Arrestimet u kryen gjatë operacionit të madh policor të mërkurën në pjesë të ndryshme të Atikës, që vuri në pranga nëntë anëtarë të bandës së trafikantëve të drogës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura