Dritan Leli: Vlora ishte gangrenë balte, tani do ndryshojë

Sep 21, 2015 | 13:00
SHPËRNDAJE

Bashkia e Vlorës ka paraqitur për diskutim projektet e saj për qytetin e Vlorës, Orikumin, Novoselën, Radhimën e zona të tjera.

Në takimin e dy ditëve më parë merrnin pjesë veç drejtuesve lokalë, kryebashkiaku Dritan Leli dhe prefektja Etjona Hoxha, edhe deputeti Koço Kokëdhima, i cili është edhe koordinator për Jugun, deputetja Mira Shehu, inxhinierë, arkitektë dhe përfaqë- sues të disa ministrive.

Qyteti i Vlorës
Qyteti i Vlorës
Pas prezantimit me detaje të kë- tyre projekteve, disa prej të cilave kishin nisur që kur bashkia drejtohej nga Shpëtim Gjika, do t’i paraqiten qeverisë për miratim në fund të tetorit. Dritan Leli, kryetar i Bashkisë, i hodhi për diskutim projekt-propozimet infrastrukturore dhe rehabilituese për qytetin.

Këto projekte kanë të bëjnë me Rrugën Transballkanike (rikonstruksionin e saj, ndërtimin e trotuareve, vendosjen e ndriçimit dhe gjelbërimit, ndërtimit të një korsie vetëm për biçikletat, korsi emergjence etj.), rehabilitimin e zonave informale, rehabilitimi i teatrit “Petro Marko”, aksi tek Akademia e Marinës, rikonceptimi i bulevardit kryesor për ta bërë atë të frekuentueshëm dhe jo vetëm si një bulevard që shërben për qarkullimin mjeteve, rikonstruksioni i rrugës Sazani, pranë Plazhit të Vjetër në drejtim të Pyllit të Sodës, për ta bërë atë një rrugë të asfaltuar dhe me të gjitha elementet rrugore infrastrukturore, si dhe disa projekte për Orikumin e Novoselën. Ndërsa, qarku i Vlorës projekt-idetë i ka fokusuar në masterplanin e trajtimit të ujërave të zeza.

Një nga çështjet më të diskutuara dhe me më shumë interes ka qenë përmirësimi i Ujësjellësit të Vlorës, ku specialistët përkatës kanë paraqitur një projekt që ka të bëjë me vendosjen e paneleve diellore, kombinuar me turbinat ajrore në det për të prodhuar energji. Sipas specialistëve, kjo do të ketë më pak kosto të energjisë dhe do të mbrojë mjedisin.

Ky projekt është mbështetur edhe nga kryetari i Bashkisë, Dritan Leli. Ai foli edhe për projekte të tjera që do të futen dhe duhet të futen në brendësi të blloqeve të banimit, për të krijuar kushtet e duhura për të gjithë qytetarët. “Deri me sot, Vlora ka qenë një gangrenë balte dhe pluhuri. Por me mbështetjen e qeverisë dhe të vetë Kryeministrit, kjo gjë do të ndryshojë”, theksoi Leli.

Ndërsa prefektja e Qarkut Etjona Hoxha, mbështeti si më të rëndë- sishme tre projektvendimet që kanë lidhje me infrastrukturën rrugore. Ajo u ndal te faza e dytë e Rrugës Transballkanike, rrugën nga sheshi “Avni Rustemi” deri tek Akademia, si dhe rrugën “Zigur Lelo”, pas Bashkisë së Vlorës.

Deputeti Koço Kokëdhima vëmendjen e përqendroi te zgjidhja e problemit të ujërave të bardha, ku ka kërkuar rritje të punës nga ana e Ndërmarrjes së Shërbimeve Publike. “Pa u zgjidhur çështja e ujërave të bardha, nuk ka dritë jeshile për investime të tjera. Ndërmarrja e Shërbimeve Publike duhet të përforcojë shërbimin”, u shpreh Kokëdhima. Ai ftoi qytetarët të bëhen pjesë e projekteve për t’i mbështetur ato apo për të kërkuar të tjera.

VLORE/ QEMAL BIRAKU

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura