“Drejtuesit e Peskarës, gati të blejnë një ekip në Superiore”

Mar 14, 2016 | 13:23
SHPËRNDAJE

Futbolli shqiptar është rritur shumë në cilësi dhe në vëmendjen që po merr. Kualifikimi i Skënderbeut në fazën e grupeve të Europa Ligës dhe sidomos ai i Kombëtares për herë të parë në Europian ka bërë që mediat e huaja të kthejnë sytë nga Shqipëria për lojtarët dhe pse jo për ekipet.dukaaaaaaaaaShumë skuadra shqiptare janë vënë në shënjestrën e drejtuesve të mëdhenj të skuadrave të ndryshme që duan të binjakëzojnë ekipet që kanë në pronësi me ato shqiptare. Një fakt të tillë e ka pranuar vetë kreu i FSHF-së, Armand Duka, i ftuar në një emision sportiv në “Rete 4”.

Kreu i institucionit të futbollit në vendin tonë ka deklaruar se drejtues të skuadrave të njohura në Itali kanë kthyer sytë në vendin tonë dhe janë të gatshëm që të investojnë. “Drejtuesit e Peskarës kanë qenë në Shqipëri pak kohë më parë.

Vizituan disa skuadra dhe ndoshta marrin një klub të rëndë- sishëm në vendin tonë. Bëhet fjalë për një ekip të Superiores. Gjithashtu edhe Askoli është duke e shqyrtuar këtë mundësi, por nuk e ka vendosur ende”, ka deklaruar Duka në emisionin “Calcio Totale”.

Një lajm i tillë do të thotë shumë për futbollin tonë dhe tregon edhe një herë se skuadrat shqiptare mund të jenë një subjekt interesant për të investuar dhe për të pritur që ai investim të zhvillohet. Gjatë bisedës, ka pasur edhe batuta dhe një sqarim për theksin në shqiptimin e mbiemrit të futbollistit të Kombëtares dhe Peskarës, Ledian Memushaj.

Duka ka shpjeguar edhe një herë historinë e ardhjes së De Biazit në Shqipëri, e cila ka qenë skuadra e dytë në zgjedhjen e italianit që priste të merrte drejtimin e Getafes.

“De Biazi tashmë është një hero kombëtar në Shqipëri. Futbolli ynë ka pësuar një rritje të madhe dhe këtë e tregon jo vetëm Skënderbeu, por edhe Kombëtarja.

Puna e bërë me ekipin përfaqësues ka qenë e jashtëzakonshme dhe ne do të jemi për herë të parë në finalet e një turneu të tillë. “Në të gjitha ndeshjet miqësore që zhvilloi Franca fitoi dhe vetëm me ne la pikë. Nëse ia dolëm në miqë- sore, mund ta bëjmë edhe në një sfidë zyrtare. Nuk kemi një yll në ekip, por kemi një ekip yll”, ka përfunduar Duka.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura