Drejtori i “National Spy Museum”, Christopher Costa tek ‘Luarasi’: Shqipëria partnere e shkëlqyer

Mar 1, 2019 | 16:11
SHPËRNDAJE

Luarasi-Cristofer-Costa

Ish drejtues i lartë i administratës amerikane dhe Drejtori i “National Spy Museum” në SHBA Christopher Costa si dhe zv.presidentja e “World Jewish Congress”, Marie Van De Zyl kanë zhvilluar një leksion të hapur në Universitetin ‘Luarasi’, ndërsa janë pyetur nga studentët për problemet që po përballet bota sot, siç është ekstremizmi apo ISIS.

Gjatë fjalës së tij, Christopher Costa tha se gjyshërit e tij janë shqiptarë dhe u shpreh mirënjohës që ndodhej në Universitetin ‘Luarasi’.

“Është një nder dhe privilegj që kthehem në Shqipëri pas vitit 1993. Dy gjyshërit e mi janë nga Shqipëria. Shqipëria ka një peshë më të madhe në luftën ndaj terrorizimit. Jam mirënjohës që jam në këtë Universitet sepse avantazhi që kam në Shtëpinë e Bardhë është fakti se kam studiuar shumë. E kuptova se kërkohej më shumë trajnim. Kur isha në Shtëpinë e Bardhë, ata nuk kishin formimin që kisha unë për terrorizmin dhe unë kam ofruar këshilla dhe opsione presidentit dhe sekretarit të Mbrojtjes. Punoj në muzeun e spiunazhit, qëllimi i të cilit është të edukojë. E di që do më pyesin për këtë profesion. Kam qenë ekspert i Inteligjencës në Luftën e Ftohtë dhe gjatë sulmeve të 11 shtatorit. Kam pasur fatin që të shkoj në Shtëpinë e Bardhë si poltikëbërës që ka të bëjë me terrorizimin dhe cësthjet kompjuterike. Jam krenar që nuk më kanë pushuar nga puna, por u largova pas 40 vites. Kam udhëtuar në Izrael e në Jordani kur isha në Shtëpinë e Bardhë. Ne si SHBA ishim të shqetësuar për ISIS. Bota me të cilën përballemi është shumë gri dhe nuk është bardh e zi.  ISIS Nuk është mundur plotësisht dhe do të vazhdojë luftën që është afatgjatë. Ne sollëm në shtëpi pengjet amerikane që mbaheshin nga terroristët. Kjo eksperiencë në Këshillin e Sigurisë Kombëtare ishte një eksperiencë e shkëlqyer”- tha ish drejtues i lartë i administratës amerikane për cështjen e sigurisë.

Christopher Costa u shpreh ndër të tjera se Shqipëria është partnere e shkëlqyer kundër ekstremizmit dhe ka bërë ndryshime të mëdha.

“Duhet të punojmë me partnerët dhe me Shqipërinë në veçanti. Shqiptarët janë partnerë të jashtëzakonshëm në luftën kundër ekstremizimit dhe ideologjinë radikale. Duhet bashkëpunim më  i madh në luftën ndaj terrorizimit sepse kjo luftë nuk bëhet e vetme. Shqipëria nga viti 1993 që kam qenë këtu ka ndryshuar. Ka një progres të Shqipërisë si komb. Shqipëria mbetet një komb i paqtë që përpiqet të zgjidhë çështjen e votimit për diasporën”- tha Christopher Costa.

Luarasi-Cristofer-Costa1 Luarasi-Cristofer-Costa12 Luarasi-Cristofer-Costa

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura