“Drejtësi për Jonadën”/ Dy orë protestë për ngjarjen e Himarës, qytetarët mblidhen përpara Ministrisë së Brendshme dhe Kryeministrisë: Të dorëhiqen përgjegjësit

Aug 8, 2022 | 20:17
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Ashtu siç e kishin paralajmëruar, qytetarët dhe përfaqësuesit e Shoqërisë Civile u ngritën mbrëmjen e sotme në protestë për ngjarjen e rëndë në Himarë ku humbi jetën 7-vjeçarja Jonada Avdia pasi u përplas me skaf nga ish-oficeri i policisë, Arjan Tase.

Fillimisht qytetarët u mblodhën përpara Ministrisë së Brendshme, nga ku bënë thirrje për dorëheqjen e ministrave Bledi Çuçi dhe Mirela Kumbaros si dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nanos, si përgjegjësit kryesorë për ngjarjen e rëndë.

Madje ata hodhën edhe bojë të kuqe në muret e Ministrisë së Brendshme, si një simbol të gjakut të vogëlushes. “Është gjaku që kanë derdhur Edi Rama dhe ministrat” – tha një prej qytetarëve.

Pas 40 minutash qëndrimi përpara ministrisë, protestuesit u zhvendosën përpara Kryeministrisë, ku në shenjë proteste u ulën në rrugë. Si në protestën e parë, autoritetet nuk kishin marrë masa për të rrethuar Kryeministrinë me kordon policie.

Në fund të protestës e cila zgjati rreth dy orë, qytetarët thanë se do të zhvillojnë një peticion në të gjithë Shqipërinë ku do të kërkojnë dorëheqjen e ministrave.

Në protestë ishin të pranishëm dhe përfaqësues të opozitës si deputetët Dashnor Sula e Luan Baçi si dhe Shefi i Organizimit në PD, Klevis Balliu. Këtë herë kanë munguar ish-kryeministri Sali Berisha si dhe kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

***

Zhvendoset protesta e qytetarëve për vdekjen e 7-vjeçares Jonada Avdia.

Qytetarët dhe aktivistët e Shoqërisë Civile, kanë lëvizur nga Ministria e Brendshme, ku qëndruan përreth 40 minutash, duke u drejtuar drejt Kryeministrisë.

Ata kërkojnë dorëheqjen e ministrave Bledi Çuçi dhe Mirela Kumbaros si dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nanos.

***

Përpara Ministrisë së Brendshme qytetarët protestojnë për ngjarjen e rëndë të Himarës ku humbi jetën 7-vjeçarja Jonada Avdia pasi u godit me skaf nga ish-oficeri i policisë, Arjan Tase.

protesta

Qytetarë dhe përfaqësues të shoqërisë civile janë mbledhur përpara Ministrisë së Brendshme në zonën e Pedonales.

Ata kërkojnë drejtësi për Jonadën e vogël teksa i bëjnë thirrje ministrave Bledi Çuçi dhe Mirela Kumbaros që të dorëhiqen.

Siç shihet nga pamjet e Panorama.al, në protestë kanë dalë dhe përfaqësues të opozitës. Mes tyre janë deputetët Dashnor Sula dhe Luan Baçi si dhe Shefit të Organizimit në PD, Klevis Balliut.

protesta (1) protesta (3)

luanbaci

***

Sot protestohet për herë të dytë, për të kërkuar drejtësi për vogëlushen, Jonada Avdia, e cila u vra nga një motor uji, që drejtohej nga komisari i policisë, Arjan Tase.

Protesta është lajmëruar për në orën 19:30, ndërsa mbështetet edhe nga opozita. Pak para nisjes, policia është parë të rrethojë ministrinë e Brendshme.

Protestuesit do të kërkojnë dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi, ministres së Turizmit, Mirela Kumbaro, por edhe drejtorit të Policisë së Shtetit, Gledis Nano.

Demonstruesit vendosën një afat prej 72 orësh, ku kanë kërkuar nga Kryeministri Rama shkarkimin e dy ministrave dhe drejtorit, por duket se ky afat ka skaduar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura