“Drama e sulmit në Banjskë të mos përsëritet”- Macron konferencë me Vuçiç nga Pallati Elysee: Çështja e Kosovës, një premtim dhe një peng për të ardhmen e rajonit

Apr 8, 2024 | 20:44
SHPËRNDAJE

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Paris me ftesë të presidentit Emmanuel Macron.

470811_0-02-05-71a71200020f4aea507a17fa7667d22ba5d113bfa9a9aa765feab8e15629e631-8da9e813687bfe9f_f

Gjatë konferencë së përbashkët në Pallatin Elysee, Macron ka mbajtur një fjalim me mesazhe për Serbinë dhe Kosovën.

Presidenti francez theksoi se “çështja e Kosovës është një premtim dhe një peng për të ardhmen e rajonit” dhe se e gjitha është e përfshirë në marrëveshjen “e lidhur një vit më parë”.

“Franca do të sigurohet që çdo hap i asaj marrëveshjeje të përmbushet”, tha Macron.

Ai po ashtu deklaroi se:“Është e nevojshme që pjesëmarrësit për sulmet në Banjska të mbajnë përgjegjësi dhe një dramë e tillë të mos përsëritet.”

“Dëshiroj gjithashtu që Prishtina të respektojë zotimet e saj, si dhe që zgjedhjet të respektohen me legjitimitet të plotë demokratik, veçanërisht në komunat me shumicë kryesisht serbe”, tha presidenti francez.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura