Gjekmarkaj takon Kryetarin e Kuvendit të Landit të Saksonisë: E vura në dijeni për arrestimin politik të liderin e opozitës Sali Berisha

May 9, 2024 | 15:56
SHPËRNDAJE

Nënkryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Agron Gjekmarkaj, ka zbardhur takimin në Tiranë me Kryetarin e Kuvendit të Landit të Saksonisë, Dr. Matthias Rößler.

gjekmarkaj

Gjekmarkaj shprehet se e ka vënë Matthias Rößlersin në dijeni për arrestimin politik të ish-kryeministrit Sali Berisha, në thyerje të nenit 73 të Kushtetutës.

Ndër të tjera, ai bën me dije se e ka vënë në dijeni dhe për sagën gjyqësore për vulën dhe simbolet e PD, fakte këto sipas tij, dramatike, “të një realiteti të pengmarrjes politike si ndihmë e drejtpërdrejtë për qeverinë e Edi Ramës’.

“Në kontekst një vëmendje e shtuar e Gjermanisë mbi Shqipërinë mbetet e mirëpritur, i shërben forcimit të miqësise, demokracisë shqiptare dhe Integrimit në Europë!”, shkruan Gjekmarkaj.

Reagimi i plotë

Sot pata kënaqësinë të pres Kryetarin e Kuvendit të Landit të Saksonisë Dr. Matthias Rößler, një personalitet i shquar i politikës gjermane, e mbi të gjitha një mik i vyer i Shqipërisë si dhe Presidentin e Fondacionit Konrad Adenauer Thomaz Kunze.

Bashkë ndamë të njëjtat pikëpamje mbi integrimin evropian të Shqipërisë si e vetmja rrugë. E falenderova mikun për gjithë mbështetjen që Gjermania i ka dhënë Shqipërisë në këto dekada tranzicioni dhe CDU/CSU në veçanti Partisë Demokratike.

Opozita nuk duhet të shkojë në zgjedhje me gojën mbyllur, duart dhe këmbët e lidhura ! Ne nuk kërkojmë nga ju ti thoni gjykatës se çfarë vendimi të japë por pas tre vitesh duhet te japë vendim.

E vura në dijeni Dr. Rößler për ndalimin në thyerje të nenit 73 të Kushtetutës të Liderit së Opozitës Sali Berisha duke e shndërruar këtë në arrest politik të papranueshëm në kushtet kur pretendohet një shtet i së drejtës!

Kjo për të vënë Opozitën në kushte pabarazie në vitin elektoral. Po kaq i bëra me dije sagën gjyqësore për vulën dhe simbolet e PD fakte këto dramatike të një realiteti të pengmarrjes politike si ndihmë e drejtpërdrejtë për qeverinë e Edi Ramës.

125 mije dosje  të pagjykuara qe e çojnë deri në 25-Vjet, shqyrtimin e kërkesave të qytetarëve, korporativizmi në drejtësi dhe ndikimi politik  mbi të, në raport me Opozitën janë sot fakte që shtrojnë pikëpyetje të mëdha krahas korrupsionit, skandaleve dhe keqqeverisjes.

Në kontekst një vëmendje e shtuar e Gjermanisë mbi Shqipërinë mbetet e mirëpritur, i shërben forcimit të miqësise, demokracisë shqiptare dhe Integrimit në Europë!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura