Lufta në Gaza/ Bllokohen bisedimet për armëpushim, Hamasi tërhiqet pa marrëveshje nga Kajro

May 9, 2024 | 16:20
SHPËRNDAJE

Hamasi thotë se delegacioni i tij është larguar nga Kajro, ku po zhvillonte bisedimet e armëpushimit në Gaza, dhe është rrugës për në Doha të Katarit .

Hamas

Sipas aljazeera, Hamasi tha në një deklaratë se pushtimi i Rafahut nga Izraeli dhe kapja e pikës kufitare të zonës kishin për qëllim pengimin e përpjekjeve të ndërmjetësve dhe përshkallëzimin e luftës.

Ai ripohoi gjithashtu angazhimin ndaj propozimit aktual të armëpushimit.

Ndërkohë, në një mesazh të dukshëm për Joe Biden, i cili ka zgjedhur të pezullojë disa dërgesa armësh në Izrael, Benjamin Netanyahu publikoi një video të një fjalimi që mbajti të dielën për të përkujtuar Holokaustin.

Në fjalimin, Netanyahu tha: “Asnjë presion … nuk do ta ndalojë Izraelin të mbrohet” dhe të arrijë qëllimet e tij të luftës. “Tetëdhjetë vjet më parë, në Holokaustin, populli hebre ishte plotësisht i pambrojtur ndaj atyre që kërkonin shkatërrimin tonë. Asnjë komb nuk erdhi të na ndihmojë”, tha ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura