“Dosjet që kanë kaluar prej politikës te drejtësia kanë patur fat jo të mirë”- Çipa për akuzat e Bardhit ndaj vëllait të kryeministrit për ‘Xibrakën’: Dy indiciet që procesi duhet rihapur

Mar 28, 2024 | 23:11
SHPËRNDAJE

Analisti Aleksandër Çipa ka komentuar akuzat e kreut të Grupit të PD-së Gazement Bardhit, ndaj Olsi Ramës, për përfshirje në grupin e laboratorit të drogës së Xibrakës.

cipa-2-770x410

Sipas Çipës, çështja por risillet nga opozita në betejën e saj kundër kryeministrit, ndërsa tha se dosjet që kalojnë nga politika të drejtësia nuk kanë patur fat të mirë.

Sipas Çipës, elementët e paraqitur nga Bardhi janë indicie për të nisur hetim.

Në kushtet kur vihet në diskutim një pozicion moral i një pjesëtari të familjes së kryeministrit, pa dyshim që kjo merr ndjeshmëri të lartë publike por de facto e vë para një përgjegjësie. Reagimi i vëllait të kryeministrit është i pamjaftueshëm në zbulimin e së vërtetë. Duke lexuar me vëmendje reagimin e tij, e ka bërë qëllimisht për të mos e mbivlerësuar dhe për të mos rënë pre e agjendës që synon të sjellë opozita në luftën politike me kryeministrin. Ka një gjë që është evidente, konservimi i dosjes së opozitës për një kohë të pacaktuar dhe për ta sjellë në një kontekst aktual të betejës.

Ka më shumë se dy muaj që Bardhi e ka përmendur këtë gjë, madje ka bërë edhe një replikë me kryeministrin duke i lënë të nënkuptojë se ka një dosje. Këto janë elemente të luftës politike. Nga ana tjetër, nga pikëpamja juridike ky proces ka kaluar në kalendat e drejtësisë. Ka nisur në 2014 dhe ka zgjatur dhe është ndriçuar tanimë me dy elementë që është elementi i TIMS dhe identifikohet imazhi real i vëllait të kryeministrit dhe targa e automjetit. Kjo është një indicie për të rihapur procesin. Unë nuk e besoj. Çdo dosje që kalon prej politikë për t’iu servirur drejtësisë ka pasur fat jo të këndshëm”, tha Çipa.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura