Dosja 339/ Krimet zgjedhore në Shijak, gjykata dënon me burg 19 komisionerët dhe 2 votues (Emrat)

Jun 21, 2021 | 16:40
SHPËRNDAJE

dosja339

Mbyllet gjykimi i një prej fraksioneve të dosjes “339” në Durrës që ka të bëjë me krimet elektorale gjatë zgjedhjeve të 2017-ës në zonën e Shijakut.

Gjykata ka vendosur burg për të 19 komisionerët dhe 2 votues për krimet zgjedhore në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017. Një pjesë e tyre janë dënuar pasi kanë pranuar fajin duke përfituar ulje me 1/3 e dënimit.

Shpëtim Marku dënohet 2,6 vjet ulet në 1.8 vjet

Redi Hysa 2.6, i mbeten 1.8 vjet

Indrit Bici 2.6 vjet i mbeten 1.8

Orkida Lala 1.6 mbeten 1 vit nga gjykimi i shkurtuar

Jakup Bregu 2.6 vjet i mbeten 1.8

Qemal Domi dënohet me 3 vjet i mbeten 2 vjet dënim plus 4 vjet me kusht

Amarild Zeza dënohet me 4 . 6 muaj i mbeten 3 vjet

Të gjithë personat e tjerë janë dënuar me tre vjet heqje lirie dhe ju mbeten 2 vjet dënim nga gjykimi i shkurtuar. Përvecc dënimit me burg, gjykata Durrës ka vendosur të dënoje edhe me heqjen e të drejtës se ushtrimit të funksioneve publike për 5 vjet të gjithe ish-komisionerët.

KRIMET ZGJEDHORE NË SHIJAK, PJESË E “DOSJES 339”

Krimet elektorale në zgjedhjet e vitit 2017, është një prej fraksioneve të “Dosjes 339” e cila u bë e njohur pasi një sërë përgjimesh që brenda saj lidhën funksionarë të lartë të Partisë Socialiste me një grup të dyshuar për trafik narkotikësh, të përfshirë në fushatën elektorale dhe blerje e frikësim votuesish.

Ai bazohet mbi procedimin për veprën penale “Votimi më shumë se një herë ose pa u identifikuar”, dhe iu dërgua nga SPAK për kompetencë në Prokurorinë e Durrësit më 6 gusht të vitit 2020. Hetimi zbuloi se komisionerët e qendrave të votimit në fshatrat e Shijakut kishin lejuar votimin nga disa persona në emër të zgjedhësve që ndodheshin jashtë vendit, duke vulosur fletët e votimit në kundërshtim me Kodin Zgjedhor.

Hetimi zbuloi 52 vota të tilla në tre qendra votimi, ndërsa për gjykim u dërguan komisionerët, Shpëtim Stafa, Elidon Stafa, Ramiz Tuda, Fredi Marku, Dalvis Biba, Emilian Tuda, Redi Hysa, Indrit Bici, Mehdi Lala, Agim Lala, Oriada Lala, Bujar Sula dhe Qazim Lala, Bashkim Allushi, Jakup Bregu, Altin Lala, Kujtim Uruçi, Zyhra Lala dhe Qemal Domi. Prokuroria i akuzon ata për  “Votim më shumë se një herë ose pa u identifikuar”, e cila dënohet me burgim nga një gjer në pesë vjet.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura